Ilnisa publikon moment intim me Meritonin

Në përfundim të këtij edicioni të Big Brother Vip, ish-banorët janë rikthyer tek të afërmit dhe familjarët për të kaluar me ta kohën e humbur prej gati 4 muajsh.

Mirëpo vëmendja e të gjithëve është edhe tek ciftet që u krijuan brenda shtëpisë më të famshme, nëse lidhja e tyre do të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ata e kanë dëshmuar edhe në lojë.

Gjatë ditës së sotme Ilnisa ka postuar një foto të saj ku gjendet në çaste intime në shtrat me krahët e Meritonit. Duket se tashmë çifti do i dedikohen tërësisht njëri-tjetrit pas shumë ditësh.