Ilira, një tjetër YLL shqiptar në qiellin e VIP-ve ndërkombëtarë

Ajo është një emër i ri i skenës muzikore botërore që sapo ka nisur të dalë në sipërfaqe.

Dhe PO, është shqiptare nga Kosova.

Listës së bujshme të emrave të vajzave shqiptare që po bëjnë namin me muzikën e tyre do u bashkëngjitet edhe një emër i ri.

ILIRA, është vajza për të cilën e kemi fjalën, e që është krahasuar me talentin e muzikën e Rihannas e shqiptares Dua Lipa.

Madje kompania amerikane e videoklipeve, VEVO ka publikuar një këngë të sajën, duke thënë: “Nëse ju pëlqen Rihanna dhe Dua Lipa, ILIRA, s’duhet t’iu ikë nga radarët”.

Sic duket edhe Ilira do t’i bashkohet 5-shes së famshme, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max e Era Istrefi.

“Këngëtarja kosovare me një qëndrim prej rebeleje”, janë disa nga fjalët e Vevo për këngëtaren e re.