Ilir Tolaj: Pas vitit të ri pritet të rritet numri i rasteve

Ilir Tolaj ka thënë se Omicron do ta ketë ‘pikun’ për dy apo tri javë para se të filloj të humb efektin

Infektologu Ilir Tolaj tha se nga java e dytë e vitit 2022 do të filloj përhapja e variantit “Omicron” në Kosovë.Tolaj ka thënë se Omicron do ta ketë ‘pikun’ për dy apo tri javë para se të filloj të humb efektin.

“Dikun do të filloj (përhapja e “Omicron”), eventualisht në javën e dytë pas vitit të ri, dhe do të vazhdoj për dy javë rresht në rritje eksponenciale. Do të vazhdoj për dy javë dhe më pas mund të shohim zvogëlim të rasteve”, ka thënë Tolaj për ATV.

Kujtojmë se Kosova ka shënuar nëntë rastet e para me variantin “Omicron” të Covid-19.