Ilir Shaqiri reagon një këngë pas dënimit të Gucatit e Haradinajt

Këngëtari Ilir Shaqiri ka shpërndarë një këngë të tij pas Aktgjykimit dënues për ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Kënga me titull “Emblema e Lirisë” i dedikohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse në mbishkrimin e këngës ai ka shkruar disa nga vargjet e saj.

“Kush hedh baltë mbi këto shkronja t’arta, harron së dielli s’mundet me u përlye, kush shfryn aq zellshëm mbi këto shenja t’shenjta dro i shembet qielli përmbi krye”