Mesfushori

Ilir Mustafa në radarin e Dritës

Skuadra e Malishevës ka pasur një edicion jashtëzakonisht të mirë e cila edhe ia sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane për herë të parë në histori të kësaj skuadre.

Malisheva do të luajë në Conference League, por që një telashe të madhe do ta ketë për ruajtjen e skuadrës.

Ballkani.info merr vesh se njëri nga futbollistët që mund të largohet nga Malisheva është Ilir Mustafa.

Ai ka përfunduar në radarin e Dritës, skuadër kjo që ka shprehur interesim për mesfushorin e Malishevës, por a do të arrijnë ta bindin lojtarin mbetet të shihet, sidomos tash kur Malisheva e ka siguruar daljen ne Evropë. /Ballkani.info