Ilir Morina vjen me akuza të rënda për shkeljet në Ministrinë e Mjedisit

Pak orë pasi ministri në detyrë, Fatmir Matoshi e shkarkoi shefin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, vjen reagimi i këtij të fundit.

Morina e ka akuzuar rëndë ministrin Matoshi, për një mori shkeljesj ligjore. Ndryshe, në vendim thuhet se Morina është pezulluar nga puna me pagesë ( 50 për qind të pagës), për shkak të sjelljeve të tij ndaj stafit të Ministrisë dhe për një sërë shkeljesh të cilat i ka ndërmarrë në cilësinë e udhëheqësit të Agjencisë.

Në vendim thuhet se Morina ka marrë një vendim të kundërligjshëm i cili ka rezultuar me dëmtimin e monumentit të “Shpellës së Gadimës”.

Ndërkohë ndaj Morinës është ngritur edhe procedurë në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë për shkak të sjelljeve të cilat kanë qenë në kundërshtim me etikën. Ndërkaq në vazhdim e gjeni reagimin e plotë të Ilir Morinës:

Sot le te kenaqen dhe le te festojne ata qe arriten te me linqojne, te me bene presion, te me shantazhojne, te perfitojne nga puna ime dhe stafit tim. Me kerkuan tua punesoi bashkpartiaket, farefisin, me shkruajten zyrtarisht email te anulimeve te konkurseve jashtligjshem, me than te mos i publikoi. Me bene presion ne projekte, i bene fitues kompanite e miqve te tyre dhe perfituan shume nga to. U bene shpejt te pasur dhe harruan qe kan te bejne me njerz qe e duan Kosoven, ligjin dhe shtetin. U munduan te me perlyejn emrin me gjera te paqena. Sollen situata per ti bindur te tjeret se une isha ai qe kisha kerkuar gjera qe ata tanime i kishin marre apo ishin duke i marre. Dhan leje te jashtligjshme, por as kush nuk guxoi ti akuzoi. U mbrojten nga dikush ata. Por jo gjithmone do ti mbroje shefi. Do dalin te gjitha ne pah. Festone qe me pezulluat nga puna 4 dite para zgjedhjeve. Me vendime qesharake te pa baza. Por besoni se keto jane jeteshkurtra. E verteta do dal shpejt. Mendoni qe me keni frikesuar apo izoluar. Ndoshta mendoni qe ma keni mbyllur gojen. Mos harroni qe do vije dita kur do te jete vone per ju qe e molet dhe e volet kete vend. Lufta per kete toke, kontributi ne te gjitha fazat dhe edukimi im nje dite do te ju permbys. Do ju ze frymen. Nese kemi ndonje hetues dhe prokuror qe ka guximin intelektual dhe patriotik, do i shiqoi te gjitha dokumentet e mmph dhe do te zhytet ne balten e krimit, do kete pune per shume hetues dhe per shume kohe, por ato jane te dukshme. Nje dite do dalin te gjitha. Jam mesuar te jem i goditur, te kem presion per gjithcka. Do dal edhe kete here faqebardhe. Por cfar tu them femijeve te mi? Cfar prespektive i pret. Tu them kryeni 30 vite shkollim me eminent evropian dhe te jeni ne poziten time i pezulluar per shume “shkelje”. Tu them merruni me biznes se do keni “perkrahjen” e ketij shteti. Do ju kerkojne nga 10-20% ne cdo projekt. Tu them krijoni jete ne kete vend te vogel “parajse”. Ose tu them ikni nga ketu lena te gjeneratave te nemura ta vuajm kete jete se kshtu na u qenka shkruar.
E falenderoi ate qe po e kerkon voten e qytetareve se do ta beje drite kete vende qe me “qerasi” vetem me pezullim. Ai mund te beje edhe me zi, sepse eshte minister ne detyre dhe faktet a jane ne leter apo jo nuk kan rendesi. Por kunderfaktet do jene te fuqishme, sepse ato i kam te renditura. Me firmen e tij. Do vijne dite te mira per kete vend. Me respekt miqt e mi! Une jam “problemi” i kesaj ministrie dhe qeverie. Dhasht zoti qe njerzit “problematik” te tjere te jene si une. E ju te miret vazhdoni. Populli im jepjuani voten sa te mundeni. Se do na liberalizojne vizat dhe do ikim qe te gjithe.
Ju gazetare te nderuar, mos i gervishni gjerat, rremihni pak me thelle se keni mjaft per te publikuar.
Une si gjithmone, do kerkoi drejtesi me ligj. Besoi se do ia dal sepse jam i sigurt ne te kaluaren dhe te ardhmen time.