Ilir Morina tregon si e kuptoi se Daci kishte vdekur nga orteku në Brezovicë

Ilir Morina, shef i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit, e ka quajtur ‘lajm të tmerrshëm’ ndarjen nga jeta të Arian Dacit, në Brezovicë.

‘Ishte një lajm i tmerrshëm”, tha Morina në Pressing në T7.

Ai ka shpjeguar se ishte dhënë paralajmërimi për rrezikun në këtë pjesë të vendit.

Vetëm pesë minuta pas marrjes së njoftimit për ‘një ose dy viktima nga orteku’ ai thotë se e ka kuptuar së bëhej fjalë për Arian Dacin.

Ai ka treguar se pas këtij rasti janë marrë masa më të mëdha në Brezovicë.

Shpjegoi se ende po vazhdon ndalesa për te qendra e skijimit.