Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minoxhin, momentalisht janë duke qëndruar në Selinë Qendrore të LDK-së, ku do të takohen me të parin e kësaj partie, Isa Mustafën dhe nënkryetarët, raporton T7.
Paraprakisht, Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka ndarë dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik.
I pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Së bashku me Haradinajn, Meta do të vizitojë edhe në Komunën e Gjilanit, nga ku do të qëndrojë për vizitë në familjen Abazi./GazetaExpress/










