Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ka reaguar pas rritjes së taksës për mallrat serbe në 100 për qind.
Deda e ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Reagimi i plotë:
Vendimi i Qeverisë për rritjen e taksës nga 10% në 100% është i qëlluar. Kjo masë duhet të mbetet në fuqi deri kur Serbia t’i kthehet “normalizimit të marrëdhënieve” duke:
A. E ndalë në mënyrë të verifikueshme fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës;
B. Në mënyrë të plotë e zbaton marrëveshjen për energji; marrëvshjen për IBM; marrëvshjen për kadastër e regjistër civil, si dhe marrëvshjen për diploma universitare.
Në ndërkohë, Qeveria duhet t’i ndërmerr të gjitha masat për mos-shtrejtim të çmimeve në Kosovë.







