Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, e ka quajtur si goditje të rëndë për shtetin, faktin që Republika e Kosovës ka dështuar të anëtarësohet në INTERPOL.
Sipas tij votat kundër nuk i bëjnë nderë askujt.
Ai thotë se ka qenë më mirë që të tërhiqeshin nga gara, kur është ditur se nuk do të ketë përkrahje të mjaftueshme, pasi sipas tij kjo situatë do të shfrytëzohet për lobuesit e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi.
Reagimi i plotë:
Dështimi i anëtarësimit në INTERPOL është goditja e radhës që e merr Kosova, pas debaklit për anëtarësim në UNESCO.
Nuk i bën për nder asnjë vendi që votoi kundër që Kosova të mbetet jashtë rrjetit global në luftë kundër krimit, sidomos vota kundër e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
E për vendimmarrësit tanë, më mirë ka qenë të tërhiqemi nga gara nëse është ditur që nuk ka përkrahje të mjaftueshme, se sa të kemi dështim të tillë. Tash ky dështim do të shfrytëzohet nga zërat brenda e jashtë Kosovës për “korrigjim të kufijve” dhe për çfarëdo marrëveshje me Serbinë.







