Ilir Deda: Asnjë garë zgjedhore nuk është jetë o vdekje, PDK-ja mos të shfaq panik

Deputeti Ilir Deda i është përgjigjur reagimeve të PDK-së pas takimit ndërmjet kryetarëve të LDK-së dhe VV-së, Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

“Më ndershëm është me e kuptu dhe me e humbë pushtetin me dinjitet, se sa me e shfaqë aq haptas panikun. Nuk ka pushtet të përjetshëm, as parti qeverisëse të përjetshme, e as opozitë të përjetshme”, ka thënë Deda.

Sipas tij, rotacioni i pushtetit është gjithmonë pozitiv, si për ata që e marrin qeverisjen, si për ata që dalin në opozitë, shkruan Ballkani.info.

“Ky është thelbi i demokracisë dhe i shoqërive të lira. Asnjë garë zgjedhore nuk është jetë o vdekje. Kosovës i duhet patjetër ndryshimi i qeverisjes. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm opozita e bashkuar, rreth një programi të saktë e ambicioz qeverisës”, ka theksuar deputeti Deda.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili reagoi pas takimit Mustafa-Kurti, duke i përmendur disa sulme që VV-ja dhe Kurti ia kishin bërë kryetarit të LDK-së. Kjo nga LDK dhe VV u pa si panikë e PDK-së. /Ballkani.info/

loading…