Ilda Bejleri provokon me foton në bikini: Jam më e mirë se ish-i yt

Ajo është një ndër gazetaret më të pëlqyera në vend jo vetëm për aftësitë gazetareske, por edhe për bukurinë e saj.

Ilda Bejleri nuk nguron asnjëherë të shfaqë linjat e saj tejet seksi dhe e bën sa herë t’i jepet mundësia.

Ndërsa, së fundmi moderatorja ka publikuar disa foto shumë seksi në ‘Instagram’, ku gjendet e ulur në disa shkallë ku rrjedh edhe ujë.

Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr përshkrimi që Ilda ka bërë.

‘Unë jam më e mirë se ish-i yt, dhe më e mirë se femra jote e radhës’, shkruan Bejleri.