Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident me fatalitet ngjau në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.

Si pasojë, i vdekur mbeti një këmbësor, 34-vjeçari Ilaz Osmanaj.

Familjarët e të ndjerit kanë ndarë momente dhimbjeje, por nuk e kanë bërë të ditur se kur do mbahet ceremonia e varrimit.

Rasti i rëndë është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga policia në Prizren.