Ilaçi i mushkërive kundër COVID-it së shpejti mund të përdoret për trajtimin e zemrës

Ilaçi, Pirfenidoni, u krijua fillimisht për të trajtuar problemet e frymëmarrjes të shkaktuara nga një ind i grumbulluar brenda mushkërive, i njohur si fibroza pulmonare idiopatike, një sëmundje vrastare.

Kohët e fundit, tabletat u janë dhënë pacientëve, mushkëritë e të cilëve ishin të dëmtuara keq nga infeksioni COVID.

Tani Pirfenidoni po tregohet premtues në trajtimin e një prej llojeve më të zakonshme të dështimit të zemrës, një problem shëndetësor i pashërueshëm që prek miliona njerëz.

Ndërsa një numër procesesh çojnë në dështim të zemrës, fibroza e muskujve të zemrës mendohet të jetë një mekanizëm i rëndësishëm në shumë raste. Pirfenidoni funksionon duke penguar proceset biologjike të përfshira në formimin e komplikimeve.

Skanimet treguan se dhembja e zemrës te pacientët që kishin përdorur këtë liaç ishte zvogëluar, shkruan Dailymail.

Dështimi i zemrës në përgjithësi do të thotë se organi bëhet i paaftë për të pompuar gjak në mënyrë efektive rreth trupit. Zakonisht ndodh nëse muskuli kardiak është bërë shumë i dobët ose i ngurtësuar.

Përparimet e ilaçeve gjatë pesë viteve të fundit kanë dhënë shpresë për 40 përqind të pacientëve që kanë dështim të zemrës ose HFrEF, një nga dy llojet kryesore të sëmundjeve të zemrës.