Numri i infektuarve në Kosovë ka shkuar në 22.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKP), përmes një njoftimi për media /ballkani.info/

Personi 22-të i infektuar me koronavirus është i moshës 67-vjeçare nga fshati Llashkadrenoc i komunës së Malishevës.

“Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 5 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitive. Rasti është rast kontakti nga Komuna e Malishevës, fshati Llashkadrenoc i gjinisë mashkullore të moshës 67 vjeçare”, thuhet në njoftim. /ballkani.info/