lajmi i fundit

IKSHPK publikon raportin, këto janë rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe, janë shënuar edhe 13 raste të reja me koronavirus, shkruan Ballkani.info.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve janë shëruar 28 qytetarë, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.216. .

Njoftimi i plotë nga MSH:

16 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 189 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 821.410 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 100.872 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹNga 1.045 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.216.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 484.

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!