Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, në javën kundër kancerit të qafës së mitrës, do nis vaksinimin e vajzave kosovar, kundër Human PapillomaVirus (HPV-së).

Në një përgjigje për Ballkani.info, nga zyra e informimit nga ky institut, bëjnë me dije se vaksinimi i rregullt i vajzave 12 vjeçare nga ky institut, do nis nga mesi i shkurtit.

Madje, vaksinimi do kryhet nëpër objektet shkollore.

“Në Kosovë në mesin e muajit shkurt pritet te fillojë vaksinimi i rregullt i vajzave 12 vjeçare (klasa e 6-të) me vaksinën kundër HPV.  IKSHPK me institucionet tjera shëndetësore, janë duke bërë përgatitje që fushata e vaksinimit të jetë e suksesshme. Vaksinimi i vajzave do të bëhet në shkolla, nga ekipet e vaksinimit të KPSH dhe IKSHPK” thuhet në përgjigjen e këtij instituti.