IKSHPK: Mos luani me mjete piroteknike, çdo vit lëndohen rëndë minimum 100 persona

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë thirrje në prag të festës së Vitit të Ri që të kihet kujdes me mjete piroteknike.

Siç njofton IKSHPK-ja, çdo vit lëndohen rëndë të paktën 100 persona.

“Qytetarë të nderuar! Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!

Lëndimet nuk riparohen! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!”, është thirrje e institutit.