IKSHPK këshillon prindërit: Këndoni, bëni muzikë me tenxhere e lugë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla sesi të silleni më fëmijët tuaj gjatë kohës së pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka thënë se kjo është një mundësi e mirë për të krijuar raporte më të afërta me fëmijët.

Mes tjerash, IKSHPK këshillon prindërit të gatuajnë më fëmijët e tyre, të këndojnë, të bëjnë muzikë më tenxhere e me lugë, të vizatojnë, të lexojnë libra ose të shikojnë fotografi. /Ballkani.info/