Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë muajve të verës si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar disa qytetarë janë helmuar dhe kanë përfunduar në spital.

IKSHPK ka rekomanduar të shmanget konsumimi i mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht, po ashtu edhe ushqimi që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, si dhe të shmanget konsumimi i frutave dhe perimeve të palara.

“Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë. Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet”, thuhet në njoftimin e tyre.