IKSHPK apel qytetarëve për fundvit: Mos luani me mjete piroteknike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos ndezin mjetet piroteknike.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, IKSHPK ka përmendur statistikat vjetore ku, sipas tyre, minimumi 100 persona mbesin të lënduar si pasojë e mjeteve piroteknike, shkruan lajmi.net.

“Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!”, thuhet në postimin e tyre.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Mos luani me mjete piroteknike!

Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!

Lëndimet nuk riparohen!

Ju lutemi!

Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!