IKSHPK apel për kujdes: Asgjë nuk ka përfunduar, mbani maskat e distancën

“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”. Ky është apeli i sotëm i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

IKSHPK-ja njofton se sonte u detektuan 19 raste pozitive në Prizren e 2 në Suharekë.

“1025 raste deri sot me 782 të shëruar!”, thekson instituti.

Tutje IKSHPK-ja ka bërë thirrje edhe për vazhdimin e mbajtjes së maskave e distancës.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!”, është apeli i IKSHPK-së.

Njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik:

Kështu ka filluar më 13 mars!

Një rast i vetëm në Stubëll!

Një rast i vetëm në Klinë!

Një rast i vetëm ka filluar në Malishevë!

Një rast i vetëm në Dumnicë!

Një rast i vetëm në Wuhan!

Një rast i vetëm në Codogno!

Krejt janë raste të vetme që kanë arritur në mbi 5.000.000 raste në botë dhe po vazhdon akoma!

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.