Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se kanë ndërmarrë masa shtesë për parandalimin e koronavirusit.

IKSHPK i ka shpërndarë ekipet mjekësore në tërë Kosovën.

Deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me virusin Covid-19.

Megjithatë, institucionet e vendit po ndërmarrin masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Një ndër vendimet e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme e cila u mbajt mbrëmjen e së mërkurës, është mbyllja e institucioneve arsimore deri më datë 27 mars.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2598789280249060