Instituti Kombëtar është duke përcjellur me vëmendje ecurinë e gripit sezonal. Nga 1 tetori deri më sot në Institutin Kombëtar janë raportuar gjithsej 26.822 raste te dyshimta në grip (ILI), 4.434 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 34 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut).
Në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 15 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 480 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 141 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Pra në qarkulim gjendet virusi i Gripit A, prej të cilave 62 mostra rezultojnë pozitive ne AH1pdm09.
Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar katër raste vdekje të konfirmuara me Influencë AH1N1 dhe dy raste me influenza A. Pacientet kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.
Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës, por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik. Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga 1tetori 2018 deri sot janë hospitalizuar 444 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 62 raste me Dg.ILI dhe 34 raste me Dg.SARI Gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar: 5 raste me Dg.Bronchopneumonia, 5 raste me Dg.Status griposus, 5 rate me Dg. Infiltratio pulmonum dhe 1 rast i konfirmuar me influencën A.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës National Institute of Public Health of Kosova Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të majftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuiar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen. Vaksinimi I gjertanishëm në Kosovë ka treguar nje efikasitet dhe ulje te rasteve të hospitalizuara.
Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit A H1N1 dhe është në gjendje gadishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë.







