Ikin temperaturat verore: Nga kjo ditë vranët e borë në Kosovë

Në ditët në vijim do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në përmirësim të cilësisë së ajrit, ndërsa vlerat do të zbresin edhe në të mira dhe mesatare.

31.03.2020 – Më ftohtë, gjatë ditës edhe me erë. Kryesisht vranët me intervale të shkurta me diell. Vonë në mbrëmje priten reshje bore. Temperaturat në vise të ulëta 1C deri 9C, e në vise malore -2C deri 2C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-14m/s. Indeksi UV: 4.

1.04.2020 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me borë. Vonë në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 2C, e vise malore -7C deri -3C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-12m/s. Indeksi UV: 2.