Dy të dënuar janë arratisur nga burgu.
Bëhet fjalë për dy të mitur, të cilët kanë ikur nga Burgu i Lipjanit.
Rasti është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, ku ka thënë se bëhet fjalë për dy të mitur, të cilit ishin të dënuar me nga një vit burg, njëri për veprën penale “Grabitje”, tjetri për “Lëndim të Rëndë Turpor”. /Ballkani.info/
Ky është njoftimi i këtij institucioni:
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.
R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Grabitje.
A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja.







