Iftari sivjet shërbehet në shtëpi, jo në tendën e planifikuar VIDEO

Sivjet nuk do të mund të hanë iftar 500 vetë në tendën e vendosur në platenë e Pallatit të Rinisë, por vetëm 400 persona, dhe atë nën respektimin e rreptë të masave antiCOVID-19 në rast se Qeveria e vendit i liron masat aktuale pas datës 18 prill të këtij viti.

Ndërsa, organizatori, Skënder Janova, thotë se nga dita e parë e ramazanit e deri më 18 prill, Bashkësia Islame e Kosovës bashkë me Janovën, ushqimin agjëruesve do të ua dërgojë në shtëpi. Listën e kanë marrë nga komuna.