Idro Seferi: Taksa e Kosovës ka qenë disfata më e madhe për Aleksandër Vuçiqin

Korrespodenti kosovar nga Serbia, Idro Seferi, ka treguar për gjendjen politike në Serbi pas vendosjes së taksës së Kosovës si dhe për pritjet e Serbisë nga Kosova dhe dialogu.

“Serbia pret që të hiqet taksa pasi e ka formuluar si parakusht të vazhdojnë bisedimet në Brukesl. Por natyrisht Trepça është konsideruar si një nga asetet e rëndësishme sepse në këtë formë është paraqitur vazhdimisht në publik. Duket se në këtë kohë Serbisë i leverdis që të jetë një gjendje një status quo mes Kosovës dhe Serbisë dhe po e shfrytëzon për lobime diplomatike duke thënë se është një taksë jocivilizuese”.

“Në deklarimet e fundit i thuhet popullit se Kosova nuk kontrollohet nga Serbia asnjë pëllëmbë por nga ana tjetër edhe Veriu edhe Kosova është një kartë përmes të cilës po u thonë se Kosovën e kanë humbur në mënyrë që të kërkojnë më shumë nga ndërkombëtarët për të ardhmen e Serbisë.”.

“Për Serbinë është e rëndësishme që t’i garantohet rruga drejt BE-së pas një marrëveshje me Kosovën. Kapitulli 35 i negociatave të Serbisë për të hyrë në BE nënkupton Kosovën dhe është i vetmi kapitull që nuk mbyllet “.

Seferi tregoi edhe për pozitën që ka tani presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mes protestave në Serbi si dhe pas taksës që vendosi Kosova ndaj produkteve serbe.

“Për mandatin e Vuçiqit taksa ka qenë disfata më e madhe për të sa i përket raportit me Kosovën. Atje ekziston një diskurs i ndryshëm, në protestat në Serbi ka një lëvizje të brendshme që Vuçiqit i rrezikohet pozita”.

“ Por nuk duhet harruar se Vuçiq ka ardhur në krye me një numërr të votave më të madhe se kur ka ardhur Sllobodan Milloesheviq në krye, prandaj ai ka një pozitë të rëndësishme në Serbi. Për një kohë pozita e tij është e sigurt sepse opozita e tij është shumë e dobët”.