Idrizi jep alarmin: Zgjedhja e presidentit pas 5 prillit antikushtetues

Kandidati i pavarur për Presidenti, ish kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, përmes njē letre drejtuar deputetēve të Parlamentit tërhoqi vëtejtjen për rrezikun nga është duke shkuar vendi.

Sipas tij, nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 5 ditësh, atëherë do kemi një veprim antikushtetues, kur kjo të kryhet pas këasaj date.

Lexojeni letrën e plotë ku Nehat Idrizi paralajmëron deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Të nderuar Deputet Afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit janë afër përfundimit. Sipas nenit 86 parag.2 të Kushtetutës zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

Konsiderojmë se u.d I presidentit është edhe president aktual, prandaj edhe në rastin konkret neni 86 par.2 I Kushtetutës është I zbatueshëm. Siç duket nga zhvillimet e fundit politike në vend po afirmohet gjetja e një zgjidhje përmes një presidenti I cili do të jetë faktor I unitetit.

Këte funksion mund ta ushtroj vetëm një president apartiak I cili do të ishte I pranueshëm për spektrin e gjërë politik në Republikën e Kosovës. Unë si kandidat apartiak I ftoj subjektet politike të përkrahin një kandidatur të tillë, sepse faktori I unitetit të popullit dhe jo vetëm, mund të jetë vetëm një person I cili asnjëher nuk ka qenë pjesë e betejave politike ndërpartiake.

Ne kemi vlerësuar se deri më tani nuk është bërë ndonjë lëvizje e duhur konkrete për zgjedhjen e Presidentit. Pas datës 5 prill zgjedhja e presidentit mundë të jetë jokushtetuese dhe vendi mund të ketë pasoja të pariparueshme.

Andaj, I ftojmë të gjitha subjektet politike parlamentare që të marrin pjes në zgjedhjen e presidentit konsensual.

Sinqerisht, Nehat idrizi