Arrest

Identifikohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje, njëri arrestohet tjetri në arrati

Policia e Kosovës, kanë identifikuar dy persona, të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në së paku tri grabitje, të cilat janë kryer ditëve të fundit në Prishtinë nën kërcënimin e armës.

Personi me inicialet A.A, mashkull, 31 vjeç, është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Për të njëjtat raste policia është në kërkim të një personi tjetër, tashmë të identifikuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe kontrolle në tri lokacione (shtëpi), ku në cilësi te provave materiale kanë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale që lidhen me rastet, përfshirë këtu edhe një veturë.