Sot në vend kanë shpëthyer debatet nëse Qeveria e Kosovë do të duhej të ndante apo jo një fond solidar për rindërtimin e katedrales Notre Dame e cila dy ditë më parë u dogj në kryeqytetin francez.
Për këtë vendim janë shprehur shumë njerëz të rëndësishëm e të parëndësishëm, kuptohet me peshën e fjalës së tyre.
Disa kanë thënë se kryeministri Haradinaj më mirë të ndante para për rindertimin e ndonjë xhamie, disa të tjerë thonë se ato para do të duhej të shkonin për bamirësi e shëndetësi.
Të tjerët e kanë përkrahur fuqishëm këtë vendim me faktin se Kosova rreshtohet në mesin e vendeve perëndimore dhe është një solidarizim me ndihmën që Franca i ka dhënë Kosovës në vazhdimës, shkruan Ballkani.info.

E ish portieri i mirënjohur i Kosovës, Naser Prapashtica e ka dhënë një propozim shumë të qëlluar.
Ai ka kërkuar që qytetarët të organizohen dhe të mblidhet një fond me të cilin do të rinderohej palestra e djegur në Pallatin e Rinisë.
“Është mirë qe të gjithë qytetarët të organizohemi e të mblidhet një fond dhe me të ta regullojmë objektin tonë ADEM JASHARI. E mos të mirrem me Notre Dame të Francës”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/







