Ibrahimovic sërish protagonist në derbin e Los Angelosit (Video)

Zlatan Ibrahimovic i ka shënuar dy gola duke i ndihmuar LA Galaxy të mbetet i pamposhtur kundër rivalit Los Angeles FC pas barazimit dramatik 3-3 të dielën mbrëma.

Kapitulli më i fundit i derbit “El Trafico” dhuroi një tjetër ndeshje fantastike dhe Ibrahimovicit iu deshën vetëm dy minuta për ta hapur llogarinë.

Por vetëm dhjetë minuta më vonë, Latif Blessing e barazoi rezultatin për LAFC, duke shënuar me kokë.

Ibrahimovic e ktheu epërsinë e vizitorëve brenda pak sekondave, para se Christian Pavon ta dyfishonte epërsinë pas vetëm një minute.

Para pushimit mes pjesëve, Blessing shënoi sërish duke e mbajtur në lojë LAFC-në.

Hero i vendasve ishte ish sulmuesi i Arsenalit, Carlos Vela, i cili shënoi për 3-3 në minutën e 53-të.

https://www.youtube.com/watch?v=bqpzZuqEWKA

loading…