Ibrahimovic pritet të nënshkruajë marrëveshje të re me Milanin brenda 48 orëve

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re me Milanin sonte ose nesër gjatë ditës.

Suedezi ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij me Rossonerët për një sezon tjetër.

Sipas Sky Sport Italia, këtë marrëveshje veterani do ta zyrtarizojë brenda disa orësh.