Ministri i Financave

Ibrahimi kërkon nga Murati bartjen e të hyrave vetanake të komunave

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që t’u barten komunave paratë që u takojnë në kuadër të të hyrave vetanake.

“Bazuar edhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike (LMFPP), të hyrat vetanake të komunave barten në vitin fiskal duke ruajtur strukturën e shpenzimit. Këtë e kanë bërë komunat gjatë hartimit dhe miratimit të buxheteve komunale për vitin 2024” ka thënë Ibrahimi.

Ai ka paraqitur edhe pasojat që mund të kenë komunat nga kjo vonesë e MFPT-së.

Sipas Ibrahimit, komunat nuk do të mund të realizojnë shumë projekte kapitale, do të shkaktohen vonesa në pagesat ndaj operatorëve ekonomikë e do të dëmtohen komunat në raportet e auditimit.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Komunat- Ministër Hekuran Murati barti dhjetra miliona euro Komunave sepse këto mjete janë të komunave

Në takimin e Kolegjiumit të drejtorëve komunal për buxhet dhe financa në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), u ngrit shqetësimi nga komunat që bartja e të hyrave vetjake, e që kjo shkon në dhjetra miliona euro, ende nuk është realizuar nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).

Bazuar edhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike (LMFPP), të hyrat vetanake të komunave barten në vitin fiskal duke ruajtur strukturën e shpenzimit. Këtë e kanë bërë komunat gjatë hartimit dhe miratimit të buxheteve komunale për vitin 2024.

Bazuar në Ligjin 08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 komunat do pranojnë mjetet nga të hyrat vetjake me automatizëm, pra pa qenë nevoja që të merren vendimet në Kuvendet Komunale. Pse nuk po ndodhë kjo? Kjo nuk është duke ndodhur dhe ka vonesa në bartjen e këtyre mjeteve tek komunat të cilat kanë paraparë investime kapitale dhe shumë projekte të tjera. Është muaji prill dhe ende asnjë komunë nuk I ka pranuar mjetet buxhetore të cilat me ligj I takojnë Komunave. Pse nuk po I bartni mjetet te komunat? Ato mjete janë të Komunave.

Si pasojë e vonesave të tilla nga MFTP komunat do të kenë këto pasoja:

  • Mundësinë për mos-realizimin e shumë projekteve kapitale nëpër komuna bazuar në nevojat e qytetarëve.
  • Shkaktojnë vonesa në pagesa ndaj operatorëve ekonomik dhe që këto vonesa mund t’I dërgojnë komunat te përmbaruesi.
  • Që mjetet të barten për projektet e përfunduara (pra të barten në të njetin kod buxhetor) dhe që komunat do kenë nevojë për rialokime të reja e që si pasojë e këtyre rialokimve do të ketë zvarritje të tepërta në realizimin e projekteve sepse përveç burokracive të tepërta ligjore edhe proceset e tenderimit po marrin shumë kohë. Kjo nuk ka ndodhur më herët.
  • dëmtojnë komunat në raport të auditimit.
  • Vonesa të pakuptimta në bartjen e bilanceve te pashpenzuara.
  • Censurim I shfrytëzimit të mjeteve vetanake bazuar në LMFPP

Pra, Ministër Murati, bartjani Komunave mjetet financiere sepse këto mjete janë të Komunave dhe çdo vonesë do shkaktojë probleme në investime kapitale e të cilat investime ndikojnë drejpërdrejtë në përmisimin e jetës së qytatarit.

BONUS VIDEO| Pa prezencën e inteligjencës artificiale, problemet do të vazhdojnë, policia po i falin shkelësit