Iannone “zbret në pistë”, garë për të fituar “zemrën” e Diletat Leottës

Piloti i njohur italian i Moto GP, Andrea Iannone “zbret në pistë”, këtë herë për të synuar një tjetër objektiv.

Pak ditë pas përfundimit të historisë së dashurisë me Audrey Bouette, piloti ka vënë në shënjestër, bukuroshen e ekraneve sportive, Diletta Leotta.

Për të bërë të mundur një takim me të, Iannone i ka kërkuar këshilla DJ-it të njohur italian, Ringo, ndërsa në këmbim i ka ofruar këshilla mbi drejtimin e motorit.

“Ti duhet të më japësh mua këshilla se si i bëhet që të vij në radio me Diletta Leottan, në një nga mëngjeset e ardhshme. Më pas unë do të të tregoj se si të garosh mirë me motor”, tha Ianonne në programin “Revolver”, në Virgin Radio