Tashmë vetëm se u konfirmua.
MC.Kresha dhe Fifi janë prezantuar në festivalin ‘Kënga Magjike’ me projektin e titulluar ‘Psikopatja jote’, shkruan Ballkani.info.
Pas lansimit të këngës në Youtube kanë ‘shpërthyer’ me mijëra komente pozitive për duetin, duke e vlerësuar si kënga pretenduese deri më tani për ta fituar këtë festival.
Po ashtu, e madhe ka qenë edhe shpërndarja e këngës në rrjetet sociale.
Një nga ata që e shpërndajtën këngën është Ledri Vula, i cili në Instagram hodhi një foto nga përformanca e ‘KM’.
Foton padyshim e komentoi edhe Kresha duke e quajtur Ledrin “o Bedrush o rrush”!/Ballkani.info/








