Ia publikon fotot intime, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Sipas raportit të policisë në Ferizaj është arrestuar i dyshuari i cili viktimës femër ia ka publikuar disa foto dhe e ka kanosur atë.

Po ashtu i dyshuari familjes së viktimës me telefon iu ka dërguar mesazhe me përmbajtje kanosëse.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Ballkani.info/

loading…