Ylli amerikan Kim Kardashian ka iniciuar padi kundër brendit të njohur “Missguided”, për shkak se kanë përdorur fotot e saj për t’i promovuar produktet e tyre.

Kim, e cila për vetëm një publikim në “Instagram” fiton gati gjysmë milioni dollarë, ka deklaruar se askush përveç saj dhe brendit të saj të modës nuk guxon t’i përdorë fotografitë e saj për qëllime promovimi.

Sipas medieve, Kim në emër të dëmshpërblimit kërkon shumën prej 5 milionë dollarëve. Shumica mendojnë se shuma prej 5 milionë dollarë që ajo ka kërkuar si dëmshpërblim është mjaft e butë, duke marrë parasysh përfitimet që ajo ka nga promovimet e ndryshme.

Ajo insiston se është lënduar imazhi i saj, por edhe i produkteve që promovon.