Reperi i njohur, Slowthai, ka goditur me gotë shampanje një person nga turma gjatë “NME Awards”, shkruajnë mediat e huaja.

Ky reagim erdhi pas komenteve që një prej anëtarëve në turmë ka komentuar bukuroshen Katherine Ryan.

Pasi hodhi gotën, 25-vjeçari u hodh me nxitim nga skena për të qëlluar me grushte personin që ofendoi komedianen e njohur.

Nuk dihet saktësisht se çfarë është thënë nga turma, por thuhet se reperi u ndalua nga forcat e sigurisë për të mos përshkallëzuar konfliktin./