Ia kujtuan këto momente, Arilena nuk i përmban lotët kur flet për babain e ndjerë

Lidhja e saj me babain nuk u zbeh asnjëherë, as pas vdekjës së tij.

Arilena Ara ka qenë e ftuara e Ermalit, i cili ia kujtoi asaj disa momente publike me të atin, duke e emocionuar tej mase këngëtaren, që nuk i kurseu as lotët, shkruan Ballkani.info.

Këtë pjesë të emisionit, Arilena e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe njëherë foli për babain e saj.

“Babi.. Nuk do mjaftojë një jetë për të treguar dashurinë e madhe që kam për ty. Unë vazhdoj të t’them Mirmëngjes dhe Natën e mirë çdo ditë! Eshte ndjesia më e bukur të thërrasësh BABA!” janë fjalët e saj.

Ky postim i saj ka emocionuar edhe ndjekësit të cilët shprehën mbështetje morale për këngëtaren./Ballkani.info/
https://www.instagram.com/p/Bqc_OD2Hplv/?utm_source=ig_web_copy_link