Ia huq Ministria e Shëndetësisë, shpreh ngushëllime pa vdekur askush nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në njoftimet zyrtare, teksa raporton numrin e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19, zakonisht u shpreh edhe ngushëllime familjarëve. Por, të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme. ndonëse nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Në njoftim renditet numri i personave që po marrin ndihmë mjekësore në spitale e më pas fatki që në 4 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë. Por, MSH-ja e Shqipërisë, pavarësisht kësaj nuk harron ngushëllimet.

“Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve,”- thuhet në njoftim.

Të jetë një laspus apo njoftimet e MSH-së nuk editohen krejtësisht?