Gropa

Ia festoi ditëlindjen e tretë gropës, Ahmed Kosovaci sot mori një lajm fantastik

Këshilltari në Këshillin komunal të Novo Sarajevës, Ahmed Kosovac, ditë më parë ka festuar tre vjetorin e vrimës në rrugën në Grbavicë dhe duket se autoritetet nuk do të presin më dhe menjëherë i janë marrë punës.

Gjegjësisht, ka filluar rehabilitimi i gropës.

Mëngjesin e sotëm, ai ka postuar një foto ku tregon një paralajmërim për ekzistencën e një vrime në këtë vend.

“Gropa në Gërbavicë ka marrë dhuratë për ditëlindje, punimet kanë filluar! Jam i lumtur që së shpejti do të zgjidhet ky problem dhe shpresoj që gropat në qytetin tonë të jenë gjithnjë e më pak”, ka shkruar ai