Policia ka njoftuar se një fëmijë 13 vjeçar po kërkohet nga nëna e saj, e cila e ka parë djalin për të fundit herë në mbrëmjen e 8 dhjetorit.
Jeta Cahani, nëna e Ender Cahanit nga Prizreni, me datë 10 dhjetor 2022 ka raportuar në polici zhdukjen e djalit të saj të mitur.
“Ender Cahani, nga e ëma Jeta, lindur me datë 09.08.2009 nga Prizreni, Republika e Kosovës, për here të fundit është parë nga e ëma e tij me datë 08 Dhjetor 2022 në ora 18:20, kur ka dalë nga shtëpia dhe nëna e tij më nuk ka asnjë kontakt me të”, thuhet në njoftimin e Policisë.
PK i ka bërë një përshkrim fëmijës së zhdukur dhe ka dhënë detaje të tjera, të cilat i ka treguar nëna e 13-vjecarit.
“Sipas ankuesit viktima është: mashkull, me peshe mesatare, flokët të shkurtra, 13 vjeçar”.







