I vriten familjarët në luftë, hap muze në shtëpinë e tij

Gjokë Sokoli, qe 20 vjet mban një muze në shtëpinë e tij, si dëshmi për gjenocidin serb.

Në kohën e bombardimeve të NATO-s, ai filloi të mbledhë gjëra që i gjente në shtëpinë e tij dhe vende të tjera ku serbët kishin kryer krime.

Sipas tij, ky është një arkiv që dëshmon ato të bëma.

Gjokë Sokolit në luftë ia kanë vrarë tre vëllezërit dhe motrën e vetme.

Ai thotë se ka dashur që të mbesin si një si një arkivë, pasi që sipas tij shumë ngjarje e gjëra të popullit shqiptar janë harruar.

“Me ruajt si një arkiv, sepse ne jemi bukur të harrueshëm, i vlerësojmë gjërat më shumë shkojmë nga leku sesa me lënë diçka prapa, e unë e kam një arkiv. E kam bërë librin për masakrën e Mejës, e kam bërë një libër tjetër, prej vitit 1900 i kam marrë masakrat që janë bërë në Evropë dhe Ballkan dhe Kosovë, më ka dalë një libër i mrekullueshëm që është për studentë. Kjo më ka frymëzuar më tepër, i kam bashkuar këtu mirëpo e shoh se edhe sot e kësaj dite, numri i të vrarëve në Kosovë nuk dihet, kjo është një e metë e madhe”, thotë ai.