Shqipëri

I vodhi çantën me lekë një kosovari, pas grilave polici

Një polic i burgut të Fushë Krujës është arrestuar, pasi akuzohet se ka vjedhur çantën e një shtetasi kosovar me 800 euro. Sipas News24, në pranga ka përfunduar punonjësi i policisë Sokol Pjetërgjoka.

Po ashtu mësohet se punonjësi i policisë ka qenë turni i tretë dhe kishte dalë në rrugë në pritje të ndonjë makine për të shkuar në punë. Ai hipën në një makinë, ku udhëtonin tre kosovarë të cilët e kanë dërguar afër punës, pasi andej kishin rrugën.

Kur ka zbritur, punonjësi i policisë ka vjedhur edhe çantën e njërit prej kosovare që ishin në makinë. Pas denoncimit të shtetasit kosovar, polici është mbajtur nën vëzhgim, ndërsa gjatë kontrollit në kasafortën e burgut u gjet çanta e vjedhur e kosovarit me disa dokumente dhe rreth 800 euro.