I vodhi 70 palë këpucë për kënaqësi seksuale (FOTO)

Makoto Endo (40), nga Japonia bëri këtë gjest duke vjedhur këpucë për ti marrë erë pasi që kështu ndiente kënaqësi seksuale, derisa nuk i interesonte se kujt i takonin ato, burrave apo grave.

Burri me moshë të mesme është arrestuar pasi që ka vjedhur 70 palë këpucë të cilave ai ju ka marrë erë “për kënaqësi seksuale”, shkruajnë mediat japoneze.

Makoto Endo (40) vodhi këpucët në Tochigi dhe Saitama, Japoni Lindore, sepse ai pëlqen që “ti merr erë këpucëve që janë veshura dhe kanë erë”.

Endo ka pranuar se për të nuk ka pasur rëndësi a janë këpucë femrash apo meshkujsh.

Sipas një media lokale, i dyshuari për momentin është në gjykim për vjedhje të shumëfishtë, pasi që policia ka zbuluar një numër të madh të këpucëve në shtëpinë e tij.

Raportohet se ai ka një fetish për këpucët dhe i pëlqen që ti marrë erë atyre dhe ti përqafon pasi që kështu ndien kënaqësi seksuale.

Endo besohet se ka vjedhur 70 palë këpucë në vlerë prej 2100 funtash në Tochigi dhe Saitama prej qershorit 2017 deri në gusht 2018.

“E kam bërë sepse ndjej kënaqësi seksuale kur ju marrë erë këpucëve të mbathura, pavarësisht a janë ato të meshkujve apo të femrave”, citohet ti këtë thënë Endo policisë.

Policia e ka arrestuar të pandehurin në shtator të vitit të kaluar pasi që në këto dy qytete kishte ndodhur një numër i madh vjedhjes të këpucëve.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, oficerët zbuluan një sasi të madhe të këpucëve.

Ende është e paqartë se si i dyshuari vodhi kaq shumë palë këpucë të përdorura gjatë kohës së tij të lirë.

Në të njëjtën kohë, në Japoni ka ndodhur edhe një çudi tjetër pasi që një i ri tha se ka filluar një lidhje me një bubashfabë që e ka quajtur Linda.