I trullosi me ‘biçikletën’, Ronaldo nxehet keq: ‘Patët frikë…’. Ja gjesti i CR7-ës! VIDEO

Në sekondat e fundit të shtesës me lëvizjet e tij “biçikletë” Cristiano Ronaldo trullosi mbrojtjen kundërshtare, por gjuajtja e portugezit përfundoi ngjitur me shtyllën e portierit Oblak.

Më pas, Cristiano iu kthye publikut dhe i bëri shenjë me dore si duke u thënë “patët frikë eee…”, duke u mbuluar nga një “rrebesh” vërshëllimash!

Kujtojmë që CR7 është tmerri i Atleticos duke qenë se i ka shënuar 25 gola në total në karrierë, në kohën kur luante për rivalët e qytetit Realin e Madridit.

Juventusi nuk mori më shumë se një barazim 2-2 përballë Atleticos në ndeshjen hapëse për sezonin e ri në Champions League.

loading…