I tronditur nga ajo çfarë gjeti në pije, klienti i kërkon 100 mijë dollarë fast-foodit

Një burrë nga Ohio ka paditur gjigantin e fast food-eve, Mc Donald’s pasi gjeti një mi të gjallë brenda pijes së tij.

Kenneth Moyer Jr, 43 vjeç, po kërkon 100 mijë dollarë ose më shumë për dëmet, duke pretenduar se kishte pirë më shumë se gjysmën e lëngut para se të gjente brejtësin brenda.

Kenneth Moyer kaloi me makinë pranë një pike të McDonald’s në Akron rreth orës 15:15 më 15 dhjetor dhe kërkoi dy pije me çokollatë.

Punëtori vuri re shijen e çuditshme ndërsa po i jepte makinës dhe kur pa miun, u trondit shumë.