I thanë se kishte vetëm dy sfilata për “Guess”, reagon Oriola Marashi

Oriola Marashin së fundi e kemi parë duke sfiluar për “Guess”.

Oriola Marashi është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat njofton fansat për çdo të re rreth saj.

Ajo ka publikuar këto ditë pamje nga paraqitja e saj në pasarela për brendin e njohur “Guess”, e që supozohej të jenë dy shfaqje të tilla nga sfilata e fundit.

Por, përmes një postimi të bërë në Instagram, modelja ka njoftuar fansat se ka bërë plot 7 sfilata për këtë markë.

“Kam patur 7 dalje në sfilaten e fundit te Guess, per te gjitha gazetat qe thone ka patur plot 2 veshje hahahahaha”, ka shkruar ajo.