I shqiptuan tiketë për mosrespektim të orës policore, llapjani kanos policin

Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tikete për mosrespektim të orës policore, ishte revoltuar dhe ka kanosur zyrtarin policor.

“Gjatë transportimit me veturë zyrtare i dyshuari ka vazhduar ti kanos zyrtarët policorë dhe me këmbë e ka goditur dhe e ka dëmtuar derën e veturës së policisë”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.